AKTUALITET, 3 Prill 2025, 13:05

"Jam i sëmurë"/ Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj

"Jam i sëmurë"/ Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të së enjtes të dosjes "Sterilizimi" në Gjykatën e Posaçme.

Beqaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Përmes një deklarate, ai njoftonte gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në gjyq, për arsye shëndetësore dhe kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij, shkruan A2 CNN.

Në proces nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, por edhe mbrojtësi i të pandehurit Ilir Rrapaj.