AKTUALITET, 3 Prill 2025, 12:28

Operacioni/ Hodhi pistoletën me silenciator nga makina dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Operacioni/ Hodhi pistoletën me silenciator nga makina dhe tentoi t’i

Policia e Vlorës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për një 34-vjeçar, i cili ndodhej në makinë së bashku me adoleshentin.

Policia njofton se ka arrestuar 19-vjeçarin P.K banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si dhe ka proceduar 34-vjeçarin B.K banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Gjatë operacionit “Nightfall” mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.