TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po mbahet këtë të enjte në Tiranë takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se pjesa perëndimore e Evropës ishte e përkëdhelur për faktin se gjeneratat e reja nuk kishin parë asnjë luftë në një dekadë. Duke cituar një anketë të BE, Rama tha se qytetarët evropianë tani janë të vetëdijësuar se Uioni është një perimetër sigurie.
“Para pak kohe, doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE brenda BE nga popujt që e përbëjnë, një anketë që publikohet që nga 1983. Dhe që prej atij viti, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet sesa aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE që natyrisht vjen si rezultat i faktit se çka ishte marrë deri para pak kohësh si e mirëqenë nuk është më e mirëqenë dhe instinktivisht popujt e BE, unë them pjesa perëndimore ishte e përkëdhelur nga fakti se për herë të parë një histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë, janë vetëdijësuar se BE është edhe një perimetër sigurie.", u shpreh kryeministri.
Ndersa kryetari i Komisionit të posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj foli në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Në fjalën e tij, Xhafaj tha se kjo reformë u ndërmor nga PS me qëllimin që Shqipëria të përmbushë detyrat për integrimin në Bashkimin Europian. Reforma e dytë më e madhe, pas asaj të reformës në drejtësi, e konsideroi Xhafaj.
Xhafaj deklaroi se reforma e iniciuar muaj më parë synon të konsolidojë arritjet dhe të thellojë reformat shtetndërtuese, ndërsa tha se Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE vetëm duke plotësuar detyrat.
“Muaj më parë në iniciuam një reformë që synon të konsolidojë arritjet në këto fusha. Të ofrojë zgjidhje për të ecur para në këtë udhë synojmë të mos qëndrojmë në vetëkënaqësinë e arritjeve të realizuara, por me kurajo të vetëreflektojmë të ecim para, për të përmbushur detyrat për integrimin, për të afruar shansin e madh të anëtarësimit, për të vazhduar ciklin e reformave, për të thelluar reformat shtet ndërtuese. Ky është procesi i dytë reformave i përmasave të tilla, pas reformës në drejtësi, mbështetur në arritjet e saj. Proces i mbështetur në 4 parime, gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizimi dhe standardet ndërkombëtare.
Procesi i miratimit të akteve është realizuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë. Kjo reformë, sikur vepruam me reformën në drejtësi, synon ta shndërrojë këtë mundësi në një reformë të të tre pushteteve, fokus në tre shtylla, mirëqeverisjen, antikorrupsioni dhe sundimin e ligjit. Ky proces reformimi dëshmon se ne kemi vizonin dhe aftësinë të ecim vetë para. Duhet të jemi krenar që kemi aftësinë për të marrë reforma të tilla parlamentare si reforma në drejtësi dhe kjo reformë e thellë në këto tre fusha. Fati më ka qëlluar që të kryesoj të dy komisionet parlamentare. Nga kjo përvojë e krijuar them me bindje se tashmë kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të tilla që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të marrin”, tha Xhafaj.