TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bujar Shega, alias Marsel Shega, është ekstraduar nga Italia, ku u arrestua nëntorin e vitit të kaluar.
I njohur si “truri financiar” në organizatën kriminale të të fortit të Elbasanit, Suel Çela, ndaj Bujar Shegës u lëshuar urdhër arresti nga SPAK.
Ndaj biznesmenit 52 vjeçar, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Ekstradimi i Bujar Shegës në Shqipëri është kryer me pëlqimin e tij, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe trafik droge.
“Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi policia.
Bujar Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës “arrest me burg” dhënë në mungesë.