TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botuesi i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, në një rrëfim të fundit, është ndalur te raporti i shkrimtarit me Çmimin Nobel, një temë që për vite me radhë ka qenë pjesë e debatit publik në Shqipëri.
Sipas Hudhrit, me kalimin e viteve, Kadare e kishte humbur interesin për këtë çmim, duke u bindur se, përveç rëndësisë letrare, Nobeli kishte edhe një peshë politike dhe financiare.
“Ai nuk interesohej më për Nobelin. Ishte i bindur se ishte një çmim shumë i rëndësishëm, por edhe shumë politik. Edhe paraja e bën të rëndësishëm gati 1 milionë dollarë nuk janë pak, por për Kadarenë nuk ishte kjo thelbësore,” tha Hudhri në emisionin Kjo Javë në News24.
Botuesi kujtoi se Kadare ishte vlerësuar me disa nga çmimet më të mëdha ndërkombëtare të letërsisë, të cilat konsiderohen të barasvlershme me Nobelin, si “Princi i Asturias”, apo “Man Booker Prize”.
Hudhri kritikoi gjithashtu perceptimin që krijohej në opinionin publik shqiptar, sipas të cilit fajin për mungesën e Nobelit ia atribuonin vetë Kadaresë.
“Njerëzit, kur Kadare nuk e fitonte Nobelin, sikur ia linin fajin atij. Në fakt, Kadare nuk kishte asnjë faj. Por Shqipëria humbi përjetë një shans për ta fituar këtë çmim të madh,” u shpreh ai.