TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër krim mjedisor po ndodh në lumin Fan, pas ndotjes alarmante në lumin Vjosa. Mësohet se fabrika e përpunimit të bakrit “Ber Alb” po shkarkon mbetjet e saj industriale në lumin Fan, pa asnjë filtrim apo kontroll.
Ndotja nis që në digën e fabrikës, ku mbetjet sterile të bakrit lëshohen në rrjedhën e lumit. Uji që del nga fabrika bashkohet me lumin e pastër, duke transformuar krejtësisht rrjedhën natyrore dhe duke përçuar ndotjen në disa fshatra të Njësisë Administrative Gjegjan. Lekë Curri, një nga banorët e zonës, tregon se ndotja ka prekur rëndë parcelat bujqësore që ujiten me ujin e lumit. Ai i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë urgjentisht.
“Duhet të ndalen punimet dhe të vendosen filtra. Dëmet janë të mëdha dhe të papërballueshme për fermerët. Shteti nuk mund të heshtë më përballë kësaj shkatërrimi,” u shpreh Curri për mediat.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë se uji dhe shtrati i lumit kanë marrë një ngjyrë të errët, tipike për ndotjen nga metale të rënda.