AKTUALITET, 23 Janar 2023, 20:34

Inceneratori i Tiranës/ Vasili: SPAK duhet të jetë i zënë me korrupsionin e Ali Pashë Tepelenës

Inceneratori i Tiranës/ Vasili: SPAK duhet të jetë i

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ironizuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se SPAK është shumë i zënë duke hetuar “korrupsionin” e Ali Pashë Tepelenës apo dhe “tradhtinë e Hamza Kastriotit ndaj Skënderbeut”, por jo çështjen e inceneratorëve.

Me tone ironike, Vasili shprehet se SPAK është i mbytur me punë dhe se nuk ka kohë që të merret me milionat e eurove që vidhen përmes skemës së inceneratorit.

Postimi i Petrit Vasilit:

SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre…eshte i zene me iliret !

SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por……. perjashtuar inceneratoret.

SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale.

SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar .

SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.

SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut.

SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit.

Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune.

Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve.

Pastaj a shkohet dot deri ne Sharre, ne fund te botes…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut.

Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!