TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës për dosjen e 21 janarit.
Më parë, ministri bëri të ditur se do të kallëzohet i gjithë zinxhiri komandues i Gardës pas daljes së audio-përgjimit nga ngjarja tragjike.
“Sot do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish- komandantin e gardës dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore….”
Manja theksoi se pret nga SPAK që të tregojë që është në lartësinë e detyrës që ka dhe të hetojë këdo pavarësisht nga hierarkia që ka pasur apo ka në shtet.