TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qendër për të moshuarit në zonën e Kavajës është përfshirë nga flakët sot pasdite. Policia njofton se si pasojë e flakëve, është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarrëfikëset bënë të mundur më pas shuarjen e flakëve. Policia po punon për evidentimin e shkaqeve të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.