AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 20:56

Ilir Meta takim me qytetarët: Koha e shpërdorimit të taksave po përfundon

Ilir Meta takim me qytetarët: Koha e shpërdorimit të taksave po

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar takimet me qytetarët përgjatë ditës së sotme. Meta shkruan se ishte kënaqësi të dëgjoje ata dhe të ndanin besimin se koha e shpërdorimit të taksave po përfundon.

Ai thekson se përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë.

“Kënaqësi të dëgjonim sot qytetarët dhe të ndanim besimin tonë të palëkundur se koha e shpërdorimit të taksave ndaj qytetarëve po përfundon.

Përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do na udhëheqin drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë!”, shkruan Meta.