TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe dhoma e avokatisë së Durrësit, dega Kavajës i është bashkuar bojkotit kundër hartës së re gjyqësore.
Sipas avokatëve, harta e re gjyqësore është një vendim arbitrar dhe cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi.
Ata deklarojnë se harta e re gjyqësore sjell zvarritje të rëndë të proceseve gjyqësore në kohëzgjatje ashtu dhe në marrjen e drejtësisë.
Avokatët e qytetit të Kavajës kërkojnë të mos shkrihet Gjykata e Apelit Durrës si dhe gjykata aktuale e rrethit gjyqësor Kavajë të funksionojë normalishtt në formën e degës në varësi të gjykatës së Durrësit.