AKTUALITET, 26 Qershor 2022, 21:30

Zjarr në kabinën elektrike, zona historike e Vlorës mbetet pa energji

Zjarr në kabinën elektrike, zona historike e Vlorës mbetet pa

Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi të zonës historike të qytetit të Vlorës.

Mësohet se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë zjarrin dhe të kthejnë gjendjen në normalitet.

Nga zjarri në kabinën elektrike zona historike e Vlorës ka mbetur pa energji.  Fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.