TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamjet që shihni tregojnë dëmet që la pas zjarri i madh që përfshiu mbrëmë një fabrikë bojërash në Maminas.
Nga flaktë gjigande u shkrumbua një prej magazinave të fabrikës, duke shkaktuar shumë dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një fabrikë bojërash ka marrë flakë mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Zjarri nisi rreth orës 22:30 dhe ka vazhduar gjithë natën, ku autoritetet zjarrfikëse vetëm në orët e para të mëngjesit, arritën që ta shuanin.
Shkak për zjarrin ende nuk dihet se cili është. Zjarri fillimisht ra në një prej magazinave të fabrikës, duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme në materiale. Por që fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar nga zjarri.
Në momentin që flakët u bënë të pakontrollueshme, Ministria e Brendshme u bëri thirrje drejtuesve të makinave që të shmangin aksin Durrës-Tiranë. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së zjarrit, po punohet për pastrimin e ambienteve si dhe hetimin për zbulimin e shkakut të zjarrit.