TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dënon sulmin kriminal në veri të Kosovës, ku u vra një polic dhe dy të tjetëre u plagosën.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.
“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviç me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta, i cili thekson se “mbështet Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”.