TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar 55-vjeçarin që ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri dogji një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe dogji një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.
Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, i cili ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.