AKTUALITET, 6 Korrik 2025, 10:42

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në ujërat e liqenit të Pogradecit. Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.