TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tuz të Malit të Zi, ku një shtetas shqiptar është plagosur me thikë pas një konflikti verbal në një lokal. Policia ka arrestuar një bashkatdhetar si autor të dyshuar të krimit.
Rreth orës 06:00, Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Tuz njoftoi autoritetet për një person të plagosur që kishte kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të shkaktuara nga një objekt i mprehtë. Pas dhënies së ndihmës së parë, i plagosuri u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Policia identifikoi viktimën si B. B., 31 vjeç, shtetas shqiptar, i cili kishte marrë një plagë me thikë në shpatullën e djathtë. Gjendja e tij është raportuar si e qëndrueshme.
Pas veprimeve hetimore, u identifikua dhe arrestua i dyshuari, K. B., 40 vjeç, po ashtu shtetas shqiptar. Ai u kap në zonën e Drumes në komunën e Tuzit dhe gjatë kontrollit iu gjet një thikë, që dyshohet se është arma e përdorur në ngjarje.
Prokuroria e Lartë në Podgoricë ka marrë në dorë çështjen dhe ndaj K. B. është ngritur kallëzim penal për tentativë vrasjeje.