TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident me zjarr është raportuar pasditen e sotme, rreth orës 18:22, në një transformator elektrik në fshatin Kakoz Gjirokastër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës me tre efektivë.
Gjatë rrugës, ekipi zjarrfikës ka konstatuar një tjetër vatër zjarri në fshatin Valarë, në zonën e njohur si “Stallat”, pranë një kabine elektrike. Për të përballuar situatën, u angazhua menjëherë edhe një mjet i dytë zjarrfikës me tre efektivë të tjerë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, të dy vatrat e zjarrit janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pa rrezik për banorët e zonës.
Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e zjarreve.