TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka bindjen se në qendër të hakerimit të të dhënave të shqiptarëve qëndrojnë iranianët.
Referuar email-eve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, Hoxha tha se ai ka qenë i targetuar nga iranianët për shkak të pozicionit në krye të antiterrorist.
“Pse është hakeruar Gledis Nano? Duke qenë drejtor i antieterrorit dhe ka patur lidhje me aleatët, përmes tij kalonin informacionet që lidheshin edhe me iranianët. Ndaj kanë vënë në shënjestër Gledis Nanon dhe jo Artan Lamen e Aluiznit. Ata kanë vënë një zyrtar që sipas tyre ishte i rëndësishëm dhe donin informacionet që ka Shqipëria në lidhje me rrjetin agjenturor, lëvizjet në kampin e Manzës, është një punë agjenturore e mirëfilltë”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.