TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enton Abilekaj thotë se dokumentat që janë publikuar nga hakerat iranianë, të siguruara nga emailet e ish Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tregojnë se policia dhe krimi bashkëpunojnë, siç e dëshmon fakti që DEA kishte informuar policinë për kokainën që trafikon Zico sha (Banaking), por policia nuk ka bërë asgjë, apo njohuritë mbi lëvizjet e Talo Çelës të cilin nuk e arrestonin.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se urdhëri i prokurorisë që të mos publikohen materialet, tregon panikun e Edi Ramës.
"E rrezikshme është që këto të dhëna janë në duart e një shteti armik, Iranit, nuk është e rrezikshme që janë në duart e publikut shqiptar.
Po shohim që Talo Çela, është njoftuar policia që leviz në Tiranë dhe nuk është kapur. Është njoftuar policia se kush e sillte drogën me banane (Banaking) dhe nuk bën gjë policia dhe vazhdon të sjellë drogën ai.
Dokumentat tregojnë se si përndiqej Koço Kokëdhima që ishte kundërshtar i Ramës. Tregojnë sa e lidhur me krimin është kjo polici. Çfarë ka këtu për siguriën kombëtare?
Urdhëri i prokurorit që ka dalë sot, është panik i Edi Ramës. Nuk i lejohet të japë atë urdhër, sepse duhet të dalë me vendim gjykate.
E ka bërë nga paniku i Ramës, që tregon se si e drejton shtetin me celular, tregojnë se si ky njeri e mban pushtetin me krimin. Fakti që kryeministri kapet duke gënjyer, të shtunën dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie
Këto janë fakte që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit", deklaroi Abilekaj.