AKTUALITET, 30 Nëntor 2022, 10:52

Sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri, lëshohen pesë urdhër arreste

Sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri, lëshohen pesë

Prokuroria ka firmosur pesë urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.

Mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar për punonjës të ministrisë së brendshme që kanë pasur akses në këto sisteme.

Sistemet shtetërore në vendin tonë u sulmuan nga hakerat iranianë në fund të muajit korrik dhe gjithashtu në muajin shtator.

Gjatë javëve të fundit, hakerat kanë publikuar një sërë të dhënash sensitive dhe e-maile të brendshme të funksionarëve dhe ish funksionarëve të lartë.

Emrat e personave të arrestuar

Alketa Sula – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku, – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

Albi Gjeka- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.