AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 18:46

Deklaratat e Ramës për luftën kundër korrupsionit/ Deputetja e PD publikon shifrat me abuzimet: Sukseset e kryeministrit, imagjinare

Deklaratat e Ramës për luftën kundër korrupsionit/ Deputetja

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën antikorrupsion. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi ka publikuar shifrat, që sipas saj tregojnë demin ekonomik nga abuzimet me tenderat.

Sipas saj, shifrat e rrëzojnë propagandën e fjalëve boshe të Ramës, ndërsa e këshillon që para se të flasë për suksese imagjinare të lexojë shifrat.

“Meqë kryeministri i ka qejf shifrat, kjo tabela tregon abuzimet me miliarda lek vetëm këto vite të qeverisjes së Edi Ramës që sot fyen inteligjencen e shqiptarëve me konferencë antikorrupsion.

Pra këto janë të gjitha pasojë e abuzimit, tendera pa konkurrencë, tendera me fond limit apo dhënë individëve me precedentë penalë.

Këto miliarda edhe prej proceseve gjyqësore të humbura, korrupsionit në çdo insitucion deri në njësitë më të vogla buxhetore. Shifrat e rrëzojnë propagandën e fjalëve boshe zoti Rama. Lexoi herë tjetër para se të dalësh e të lajmërosh suksese imagjinare”, shkruan Çupi.

Deklaratat e Ramës për luftën kundër korrupsionit/ Deputetja