TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ika zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit.
Ai është shprehur se është i gatshëm të mirëpres çdo të re apo të ri që dëshiron të flasë me zë të lartë apo ballë për ballë mbi shqetësimet, kërkesat, nevojat e veta, që synon të shpalosë vizionin e vet për qytetin e së ardhmes dhe të ndajë me ne atë që e konsideron të rëndësishme.
Postimi i Boçit:
Unë jam i gatshëm të mirëpres çdo të re apo të ri që dëshiron të flasë me zë të lartë apo ballë për ballë mbi shqetësimet, kërkesat, nevojat e veta, që synon të shpalosë vizionin e vet për qytetin e së ardhmes dhe të ndajë me ne atë që e konsideron të rëndësishme.
Unë ftoj çdo të ri apo të re të Elbasanit që të mos t’i dorëzohet pesimizmit dhe dëshpërimit. I ftoj ata që të afrohen me të rinjtë e angazhuar në fushatën tonë dhe të vlerësojnë gjërat që i bashkojnë në vizionin e përbashkët për një qytet që të lejon të rritesh, të ngresh familje dhe të hedhësh rrënjë.
Ju falenderoj që jeni pjesë e fitores sonë në Elbasan