AKTUALITET, 23 Shkurt 2024, 17:22

E trishtë, e kërkonin prej rreth 25 ditësh, 44-vjeçari gjendet i vetëvarur

E trishtë, e kërkonin prej rreth 25 ditësh, 44-vjeçari

Gjendet i vetëvarur një 44 vjeçar në Korçë. Burime bëjnë me dije se 44 vjeçari është shpallur në kërkim rreth 25 ditë më parë pasi jetonte në fshatin Pirg të Maliqit.

Ai ishte me origjinë nga Mokrra e Pogradecit dhe ka kryer aktin e rëndë të vetëvarjes në banesë në fshatin e origjinës.

Sipas informacioneve nuk ka patur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa trupi do të çohet në morg për kqyrjen.