AKTUALITET, 23 Shkurt 2024, 17:05

Ilir Meta thirrje Serbisë: Njihni Kosovën, është shtet i suksesshëm dhe shembull për zgjedhje të lira dhe demokraci funksionale

Ilir Meta thirrje Serbisë: Njihni Kosovën, është shtet i

Nga Samiti Ekonomik për Euroazinë që u mbajt në Stamboll, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur ndërhyrjes së ish-Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç për Kosovën.

Meta i ka bërë thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.  Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se ” Pavarësia e Republikës së Kosovës ka forcuar stabilitetin e rajonit tonë dhe ka ndikuar për integrimin euroatlantik të fqinjëve të saj”

Kryetari i Partisë së Lirisë ka theksuar gjithashtu se “edhe pse është shteti më i ri i rajonit tonë, Kosova është shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracinë funksionale, dhe po kështu për transparencën dhe llogaridhënien sipas organizatave ndërkombëtare më prestigjioze”.

Kryetari i PL, Ilir Meta ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidentit të Fondacionit të Marmarasë, Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish-kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë.