AKTUALITET, 23 Shkurt 2024, 08:58

Makina del nga rruga Milot-Morinë dhe përplaset me barrierën anësore, humb jetën shoferi 21-vjeçar

Makina del nga rruga Milot-Morinë dhe përplaset me barrierën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një automjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë shoferi Albert Shullani dhe është dëmtuar pasagjeri Kristian Arra.

"Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore"- njoftoi policia.