TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës vendos masën arrest në shtëpi për 71 vjeçarin E. N., i cili dy ditë më parë dyshohet se terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës, duke qëlluar disa herë me automatik dhe më pas u ngujua në banesë.
Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të kërkoje masën e arrestit në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata.
Përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.
Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do të hapte sërish zjarr.
Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71 vjeçarin për t’u dorëzuar.
Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.