AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 22:25

"Beleri shkeli lejen, duhet të dënohet me pesë vite burg!"/ "Shpërthen" Artan Hoxha: Rama i dha lejen, shkeli ligjin

"Beleri shkeli lejen, duhet të dënohet me pesë vite

Artan Hoxha thotë se Fredi Beleri shkeli lejen e Drejtorisë së Burgjeve, e cila e lejoi të shkojë në Strasburg për të marrë mandatin e eurodeptuetit, por ai ndaloi në Greqi për të takuar kryeministrin Mitsotakis, ndaj duhet të dënohet me pesë vite burg. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se fajtor për këtë çështje është Edi Rama, pasi administrata e tij miratoi lejen për një person që në të shkuarën i është fshehur drejtësisë. 

"Deri në momentin kur lejen e Belerit e kishte në dorë gjykata dhe prokuroria, Beleri nuk doli. Kur mori vendimin e formës së prerë, lejen e jep Drejtoria e Burgjeve, që varet nga Ministria e Brendshme dhe Edi Rama. Pra i'a ka dhënë lejen Edi Rama dhe ka shkelur ligjet e shtetit. Për Belerin nuk është përgjegjës vetëm Berisha dhe Meta, por është Edi Rama që lejoi kandidimin e tij. Po Edi Rama, pasi përfitoi prej kësaj historie, u ul në tavolinë, bëri marrëveshje dhe i tha tani ke leje të bëhesh eurodeputet.

Tek urdhëri, ka një element interesant, te pika një thuhet se për sa kohë jepet leja dhe vendqëndrimi, specifikohet në Himarë ose në Strasburg. Nëse e shkel nenin, të çon deri në pesë vite burg. Beleri e ka shkelur, ndaloi në Greqi dhe takoi kryeministrin grek, bëri fushatë edhe për Petro Gjikurinë.

Ku ndodhemi sot? Beleri pasi mbaron punë në Greqi, shkon në Parlamentin Europian. Por këtë nenin e ka shkelur. Nëse gjykata jonë nuk e zbaton, është dora e Edi Ramës direkt. Është precedent. I jep leje njeriu të largohet nga vendi, këtij që kur është dënuar për dhunim të simboleve kombëtare, iu shmang dënimit. I jep leje nga burgu. Pse nuk u jep leje këtyre të tjerëve?

Këtij i'a dha për ekskursion nëpër Evropë. Pra të gjithë këtë histori, zoti Rama e bëri për të nxjerr veten, që ja, unë në Shqipëri bëra patriotin, nuk i lashë mandatin në Himarë, por mandatin atje.

Kur kam dëgjuar shefen e shërbimit sekret, që thoshte pa pikë turpi, jemi të shqetësuar nga shërbimet serbe dhe ruse, por greke? I ke kokë e këmbë aty, janë prezente edhe në zgjedhje, shume aktive.

Ideja që Rama, pasi përfitoi maksimalisht, do të përfitojë prapë, ja e lashë të bëhej eurodeputet.

Historia e Belerit, presim datën 20, a do të paraqitet. Por ai e ka shkelur gjithsesi. U tha që kjo është leje shpërblyese pas negociatave mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Ai bëri politikë kundër Shqipërisë dhe do ta shikoni shtabin e tyre në Himarë. Rama ka çuar Tavon, meqë ka disa lidhje te lobi grek", tha Hoxha.