AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 22:20

Hetimet e SPAK për vrasjen e Aleks Nikës, Klodiana Lala: Dy mundësitë që të hetohet dosja e 21 janarit

Hetimet e SPAK për vrasjen e Aleks Nikës, Klodiana Lala: Dy

SPAK-u vendosi të hapë dosjen për hetimet e 21 janarit 2011, duke hetuar vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 viktimave të asaj dite në bulevard. Gazetarja investigative Klodiana Lala u shpreh pesimiste se hetimi i kësaj dosjeje do të sjellë drejtësi. Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se dyshonte se kjo ngjarje nuk do të zbardhet sepse askush nuk është i interesuar.   

“Më 21 janar 2011, ne kemi qenë në atë kohë në bulevard. Kolegu Artan Hoxha provoi me anë të filmimeve se gjuajti Garda e Republikës. Po të ishte hetuar në atë kohë nuk do të kishte më zvarritje. Politika si majtas, si djathtas nuk është e interesuar. 21 janari ka nxitës, ka urdhërdhënës dhe ekzekutorë.

21 janari është njollë e drejtësisë së vjetër dhe të re. Ka dy mundësi që të hetohet kjo dosje. Që të jenë trajtuar të dhënat e serverit, ose të ketë një të penduar të madh. Duhet të provohet urdhri. Unë dyshoj se do të zbardhet kjo, se askush nuk është i interesuar”-tha Lala.