TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 17 orë ka zgjatur seanca plenare e djeshme në Kuvend, ku nisi rreth orës 10:30 dhe përfundoi pas mesnate, rreth orës 2:30 të mëngjesit të ditës së sotme.
Seanca kishte një axhendë të ngjeshur, ku u lexuan në Kuvend raportet e veprimtarisë vjetore për vitin 2023 të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, Institutit të Statistikave (INSTAT).
Ndërkohë, fillimisht deputetët miratuan projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe rezolutën për ti kërkuar Athinës heqjen e ligjit të luftës”. Ndërsa më pas u mbajtën dhe dy interpelancat, ajo me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. Si dhe interpelancën me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Duke qenë se në përfundim të seancës, salla e Kuvendit ishte e boshatisur nga deputetët, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se miratimi i projektrezolutës për institucionet që raportuan si dhe të atyre të drejtësisë që u lexuan në seancën e 15 korrikut, do të votohen ditën e sotme në orën 18:00.
“Janë 7 projektvendime pa diskutim. Përveç projekt rezolutave që u lexuan sot, janë dhe 5 për miratim për 5 institucionet e drejtësisë që u lexuan në seancës e kaluar. Votimi do bëhet sot në orën 18:00.” – tha Nikolla.