TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetimet për inceneratorin e Tiranës nga SPAk kanë nxjerrë në dritë pagesat e shumta nga bosët e inceneratorëve për mediat e rëndësishme në vend. Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se një pjesë e medias kombëtare është përfshirë direkt në pastrimin e parave dhe ato janë bërë aksionerë të kompanive në vendet offshore. Ato pagesa sipas Hoxhës nuk janë bërë thjesht për të bërë "plaçkë", por për të mbajtur në këmbë sistemin politik.
“SPAK ngaqë është i ndarë në dy pjesë, merret njëri për korrupsionin dhe tjetri për krimin e organizuar. Në majë është porositësi, organizatori dhe ekzekutori. Deri në këtë moment është shkuar deri te organizatori. Deri tani është shkuar te Mërtiri dhe Zoto.
Aty janë përdorur paratë e qytetarëve për të blerë zgjedhjet. Shikojmë që mediat janë paguar dhe janë trefishuar pagesat për mediat në fushatë elektorale.
Një pjesë e mediave nuk kanë marrë thjesht reklamë, por nga marketingu nga 4 milionë kanë shkuar 20 milionë lekë. Deri tani kjo ka qenë e hamendësuar, por tani është provuar. Ne shikojmë që një pjesë e medias kombëtare janë përfshirë direkt në pastrimin e parave, janë bërë aksionerë të kompanive në vendet offshore. A do të shkojnë te porositurësi? Ti përmende atë kolegun tonë pse e ka ngrënë? Ato vendimet fap fap i ka bërë Agaçi. Erion Veliaj ka bërë një shkresë. Paratë e inceneratorëve nuk janë vjedhur për plaçkë, por për të mbajtur sistemin”-tha Hoxha ndër të tjera.