AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 16:27

Droga, s’është i vetmi problem! Dhuna në shkolla, gjimnazet e mëdha më shumë raste incidentesh

Droga, s’është i vetmi problem! Dhuna në shkolla, gjimnazet

Drogat nuk janë të vetmet probleme që hasin oficerët e sigurisë në shkolla. “Nuk është vetëm përdorimi i drogës, por një sërë elementësh të tjerë si dhuna fizike, psikologjike, seksuale, dëmtime, konflikte mes nxënësve, mes mësues nxënës dhe ato mes prindërve,” – u shpreh Gerti Janaqi, nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit.

Vitin shkollor që lamë pas, sipas një raporti të ministrisë së Arsimit, ishin regjistruar 2750 raste të dhunës. Ajo që vihet re është se është ulur mosha e nxënësve problematikë. “Vihet re që sa më i madh qyteti, aq më të shtuara janë problematikat. Ka një trend ku problematika është më e madhe në moshat e gjimnazeve, por ka filluar që edhe klasa e nëntë të shfaqë probleme të tilla,” –tregoi Janaqi.

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkolla. Çdo person që lëviz dhe qarkullon në afërsi të godinave të shkollave, në një rreze prej 50 metër nga oborri rrethues, do të mbahet në vëzhgim. Në muajin mars, 24 persona  mes tyre 2 vajza prej shumë kohësh  shpërndanin droga të të gjitha llojeve në kryeqytet.