AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 14:02

Bleu tollumbace me heliun dhe përfundon në spital, shpallet në kërkim shitësi në Tiranë

Bleu tollumbace me heliun dhe përfundon në spital, shpallet në

Një 28-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka blerë në një “Tabachino” një bombul helium për të konsumuar tullumbace. Babai i vajzës ka shkuar menjëherë në polici të bëj kallëzim penal për shitësin e bombulave.

Menjëherë më pas policia ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me inicialet K.K dhe ka nisur procedimet për ndjekjen në gjendje të lirë të 53 vjeçarit F.P. Gjatë kontrollit në dyqan shitësit iu sekuestruan dhe dy bombula të tjera. Policia vijon kërkimet dhe hetimet për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Goditet një rast i tregtimit të bombolave me lëndë kimike helium, të kontrabanduara. Shpallet në kërkim një 23-vjeçar që i shiti një bombol me lëndë kimike helium një 28-vjeçareje, në tabakinon e tij, e cila pas konsumimit të kësaj lënde është dërguar në spital. Procedohet në gjendje të lirë një 53-vjeçar, shitës në këtë tabakino. Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike helium.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, bazuar dhe në kallëzimin e depozituar nga një shtetas, se në një tabakino në afërsi të stadiumit "Air Albania", vajza e tij kishte blerë një bombol me lëndë kimike helium, dhe pas konsumimit të saj ishte dërguar në spital, menjëherë kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.

Si rezultat, gjatë kontrollit në tabakinon e shtetasit K. K., 23 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 bombola me lëndë kimike helium. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 23 vjeç, pronari i tabakinos.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."