TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e kësaj jave kanë dëmtuar prodhimet në shumë zona të vendit. Banorët e fshatit Burimas në bashkinë Maliq kanë përjetuar dëmtimin më të madh bujqësor. Ditën e sotme fermerët e kësaj zone kanë dal në protestë për humbjen e prodhimit dhe dëmin e madh që i ka breshëri.
Fermerët janë dëmtuar nga breshëri i dy ditëve më parë që ra në pjesën më të madhe të fushës së Korçës dhe Devollit.
Banorët bëjnë thirrje për ndihmën e ministrisë, që në këto tre vite sipas atyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë. Ata shprehen se kanë humbur 60 % të prodhimit dhe se ndodhen në një situatë të vështirë.
“Nëse dhe këtë vit nuk do të kenë mbështetjen e qeverisë, e vetmja rrugë që u mbetet është largimi nga vendi.”, deklaruan banorët.
Kujtojmë se nga e hëna e kësaj jave një pjesë e madhe fshatrave bujqësor në juglindje janë dëmtuar. Në zonat e referuara banorët jetojnë me prodhimin e frutor, i cili është kapitali i tyre i vetëm për të mbajtur familjen.
Pas breshërit një pjesë e autoriteteve ka reaguar, por ende nuk ka një përgjigje të plotë për problemin e tyre.