AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 09:32

DOSJA/ Vrasja e Julian Çelës dhe plagosja e Kasandër Nogës, si i shpëtoi dënimit në Shqipëri 43-vjeçari që u plagos në Belgjikë

DOSJA/ Vrasja e Julian Çelës dhe plagosja e Kasandër

43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelli u qëlluar në Belgjikë.

Hasanbelli, dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë.

Ndërkohë atentati dyshohet se është bërë për larje llogarish të vjetra. 43-vjeçari po ashtu është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në 19 gusht të vitit 2000, për vrasjen e Jualin Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën, në Anvers të Blegjikës, ngjarje  e ndodhur në 2002.

Nga burgimi i përjetshëm në pafajësi.

Dosja e plotë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,

sot, në datë 17.03.2022, mori në shqyrtim, në dhomë këshillimi, çështjen penale me nr. 52104-00465-00-2017 akti që ju përket palëve që i përket:

KËRKUES:             Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

KUNDËR:               Erion Hasanbelli, Geron Hasanbelli

AKUZUAR:         Për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim për gjakmarrje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2, 25 të Kodit Penal, “Vrasja me paramendim për gjakmarrje” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 78/2, 25 e 22 të Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ilir Panda dhe diskutoi në dhomë këshillimit çështjen në tërësi,

Rezulton e provuar se, në datë 17.03.2002, në qytetin Antwerp, në Belgjikë, në një ambient bar “Pre-Historie”, rreth orës 17.15, janë qëlluar me armë zjarri shtetasit shqiptarë Julian Çela dhe Kasandër Noga.

Si pasojë, shtetasi Julian Çela ka mbetur i vdekur, ndërsa shtetasi Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Hasanbelli për veprën penale të “Vrasjes, kryer me paramendim për gjakmarrje, mbetur në tentativë, në bashkëpunim” dhe bazuar ne nenet 78/2 e 22 dhe 50/gj të K.Penal dënimin e tij me 21 ( njëzetë e një) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Hasanbelli për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit” dhe bazuar në nenin 278/2 i K.Penal dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e tij përfundimisht me burgim të përjetshëm.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, përfundimisht i pandehuri Erion Hasanbelli dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. Në llogaritjen e dënimit mbahet parasysh koha e paraburgimit e vuajtur nga data 17.05.2002 deri në dt. 02.07.2003.

Në bazë të nenit 388/d i K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Geron Hasanbelli për veprën penale të “Vrasjes, kryer me paramendim për gjakmarrje, në bashkëpunim parashikuar nga neni 78/2- 25 i K.Penal pasi nuk provohet se i pandehuri e ka kryer veprën penale.

Në bazë te nenit 388/d i K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Geron Hasanbelli për veprën penale të “Vrasjes, kryer me paramendim për gjakmarrje, në bashkëpunim të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 78/2-25 dhe 22 i K.Penal pasi nuk provohet se i pandehuri e ka kryer veprën penale.”

25.1.. Kundër vendimit ka paraqitur ankim edhe i pandehuri Erion Hasanbelli, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes.

Ndryshimin e vendimit të mësipërm për të pandehurin Geron Hasanbelli dhe duke e gjykuar çështjen në fakt për këtë pjesë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Geron Hasanbelli për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes, të kryer me paramendim për gjakmarrje, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78/2, 25 te K.Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 21 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Geron Hasanbelli për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes, kryer me paramendim për gjakmarrje, në tentativë, në bashkëpunim” dhe në bazë të neneve 78/2, 25, 22 të Kodit Penal dënimin e tij me 21 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit me 21 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, urdhërohet zbritja e 1/3 te masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Geron Hasanbelli me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.

Prishjen e vendimit të mësipërm për disponimet për të pandehurin Erion Hasanbelli dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij.”

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/1-c  të Kodit të Procedurës Penale,

Prishjen e vendimit nr. 6, datë 24.01.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

/BW