TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Elbasan po zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku u njoftuan disa marrëveshje që lehtësojë bashkëpunimin mes vendeve dhe jetën e qytetarëve.
Një nga marrëveshjet është leja e qëndrimit mes dy vendeve, që tashmë do të merret thjesht duke plotësuar një formular, pa burokraci. Ministrat e brendshëm njoftuan se kjo do të jetë leje pesë vjeçare. Por, këtu ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, që kjo leje të mos jetë e kufizuar në kohë, sepse krijon "pengesë psikologjike".
Rama: Një pyetje kam, pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do të martohen njerëzit dhe do vijnë prapë te ju t’ju konfirmojnë se janë bashkë? Pse nuk e hiqni, e marrin lejen nga familjet, juve ju njoftojnë. Me këtë njoftim ju thonë, pse duhet ë vijnë te ju? Mund të ma shpjegoni ju ministër? Puna është me kërku leje...
Ministri i brendshëm i Kosovës: Leja do të vlejë për studentët dhe të punësuarit.
Rama: Hiqeni fare, se është pengesë psikologjike. Hiqeni, si thoni, se mos ta heqim me vote se dilni në minorancë.