AKTUALITET, 12 Korrik 2024, 12:29

Digjen 10 hektarë pyje në Lurë, autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri

Digjen 10 hektarë pyje në Lurë, autoritetet vendore

Që nga dita e djeshme, kurora e Lurës afër liqeneve është përfshirë nga flakët.

Për pasojë janë djegur 10 hektarë pisha dhe kullota.

Punonjësit e bashkisë së Dibrës dhe banorë të zonës janë nisur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, por është e pamundur për ta izoluar se flakët janë përhapur në përmasa të mëdha dhe terreni është shumë i vështirë. Kjo e bën të pamundur neutralizimin e flakëve.

Përfaqësues të pushtetit vendor kërkojnë ndihmë nga ajri, pasi flakët kanë marrë përmasa të mëdha edhe po ndihmohet nga era.

Mësohet se edhe forcat e ushtrisë janë nisur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.