TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Procedohen penalisht tetë persona në Tiranë. Mësohet se këta persona ishin pjesëmarrës në protestën e ditës së djeshme të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë.
Bëhet me dije se të proceduarit, janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë hedhur flakadanë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, si dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.