TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë identifikuar viktima, autori i dyshuar dhe dy të plagosurit gjatë sherrit pasditen e djeshme (11 korrik) në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
Ngjarja ndodhi në një lokal rreth orës 17:00, ku 40-vjeçari me inicialet S.S., dyshohet se goditi me mjete prerëse 24-vjeçarin, A. P., vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin V. P., dhe 45-vjeçarin Sh. K.
24-vjeçari A. P., u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën, ndërsa S. S., vijon të jetë në arrati.
Ndërkohë janë arrestuar 5 persona që akuzohet se përkrahën autorin e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit S. S., 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit V.P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.
Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.