TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur para një lokalit në rrugën Dritan Hoxha në Laprakë.
Nga shpërthimi janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa pronari i lokalit ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.
Ai është shprehur se nuk e di kush mund ta ketë vendosur eksplozivin.
Pronari i biznesit nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe nuk njihet si person problematik.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.
“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.