TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është Kolumbia e Evropës.
Në fjalën e tij para demokratëve në Tiranë, Berisha tha se çdo ministër i Brendshëm është i përfshirë në trafik droge.
Ai tha më tej se, Shqipëria është narkoshteti i parë i Europës.
“Kolumbia e Europës, jemi cilësuar narkoshteti i parë i Evropës. Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit. Edhe ky që është sot, mos kujtoni që është antidrogë, është gjer në vesh me drogën sepse është Edi Rama. Sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët por Edi Rama, me platformën e drogës. Qytetarët pësojnë pasojat e kësaj politike”, tha Berisha.