TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD Sali Berisha, reagoi, gjatë konferencës së shtypit me gazetarët, pë incidentin me armë në Laç, pak ditë më parë. Kryetari i PD-së u shpreh se nuk ka mënyra të tjera të zgjedhjeve, përveç votës.
Ai u shpreh për mediat se ndaj dy kandidatëve të Kurbinit janë marrë masa disiplinore nga Komisioni i Operacioneve Elektorale, pasi shkak i konfliktit është bërë mbushja e listave të votuesve të primareve me militantë.
“Në tërësi procesi i Primareve ka ecur normal. Ka patur një problem serioz në Degën e Kurbinit. Në dijeninë time Komisioni Elektoral ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës në këtë proces, gabon shumë rëndë.
Të dielën, më datën 4, do të bëhen primaret. Ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë maksimumin për organizimin e një procesi sa më transparent. Të dorëzohen listat aty ku nuk janë dorëzuar dhe të finalizojmë këtë proces”, u shpreh Sali Berisha.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 28 nëntorit në Laç. Arsyeja e konfliktit të degradimit në përdorimin e armëve të zjarrit ishte kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor, kur shtetasi Van Rica, qëlloi me armë zjarri brenda selisë së Partisë Demokratikë në Kurbin.
Policia e Kurbinit arrestoi më vonë 53-vjeçarin, punonjës i një kompanie sigurie private, i cili përdori armën e zjarrit pas një konflikti me nënkryetarin e PD-së, Kastriot Marku.