TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Televizioni News24, që prej ditës së djeshme po transmeton papushim shembjen e resortit Prestige, të pronarit të televizionit, Irfan Hysenbelliu.
Në këtë televizion u transmetuan kronika nga pritja e personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe nga pritja e afganëve, si për t'i thënë publikut se ky televizion ka ndihmuar qeverinë, me bamirësinë që ka bërë.
Por, një ndër pamjet e shëmtuara që u transmetua nga televizioni, ishin të prekurit nga tërmeti duke ngrënë bukë në restorantin që u shemb, si për t'i kujtuar se Irfan Hysenbelliu i ka bërë nder Edi Ramës duke u dhënë atyre bukë në ditën kur ishin në pikë të hallit.
Televizioni ka transmetuar gjithashtu momente nga pritja e afganëve, të cilin u arratisën nga regjimi i talebanëve dhe u strehuan në resortin Prestige.
Hysenbelliu ia ka kujtuar drekat edhe eksponentëve të PS, që kishin marrëdhënie të afërta me të, para prishjes së resortit. Gjatë aksionit të IKMT në verë, kur u prishën dy pishina të Hysenbelliut, News24 transmetoi dëshmitë e punonjësve të hotelit, që deklaronin se Taulant Balla kishte qëndruar "si pasha" në këtë resort dhe kishte drekuar me pronarin e televizionit. Po kështu, ata nxorrën pamjet e vizitave të Ramës dhe drekat që ai ka ngrënë në resort.
Irfan Hysenbelliu pretendon se po sulmohet për shkak të qëndrimit editorial të mediave të tij. Ndërkohë që autoritetet deklarojnë se po shembin objekte që janë në shkelje të lejes dhe të paligjshme.
Gjithashtu zyrtarë të administratës, kanë akuzuar Hysenbelliun për presion mediatik, pas vendosjes së gjobave ndaj ti për mospagim të detyrimeve.
Mediat e Hysenbelliut kanë qenë kritike me qeverinë, veçanërisht pas gjobave dhe goditjes së pronave të Hysenbelliut, por vijojnë të kenë qëndrim pro kryebashkiakut Veliaj, duke i dhënë atij hapësirë mediatike pa limit, edhe kur daljet mediatike janë thjesht propagandë e përgatitur nga Bashkia e Tiranës.