TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një këmbësore ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër.
Shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Ben”, ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.