AKTUALITET, 2 Dhjetor 2022, 12:45

Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, autori i dyshuar paraqitet në Gjykatë

Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, autori i

Anëtari i Partisë Demokratike, Van Rica, i cili u arrestua tre ditë më parë, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e kësaj force politike në Kurbin, po njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Olti Skrame, ndërsa prokurore është Matilda Fetahu.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi pas një konflikti të momentit me një prej drejtuesve të PD-së lokale, ku autori qëlloi në ajër dhe për fat të mirë nuk pati viktima apo të lënduar.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.