AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 09:51

Arrestohet 62-vjeçari në Maliq, akuzohet se ngacmoi dhe përndoqi një 12-vjeçare

Arrestohet 62-vjeçari në Maliq, akuzohet se ngacmoi dhe
Foto ilustruese

Një 62-vjeçar u vu në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12- vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.