TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet turke njoftuan se kanë arrestuar në Stamboll Dritan Rexhepin, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës mes Amerikës Latine dhe Evropës. Rexhepi kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
İstanbul’da düzenlenen "KARTEL OPERASYONU" ile İtalya ve Arnavutluk makamlarınca;
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 10, 2023
???? Kırmızı Bülten’le aranan ve Güney Amerika’dan Avrupa’ya uyuşturucu sevkiyatı yapan "KOMPANİO BELLO" isimli uyuşturucu Kartelinin lideri Dritan REXHEPI yakalandı❗️
Aziz Milletimiz bilmesini… pic.twitter.com/4cbWMYNQgg
Ai akuzohet se porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Kush është Rexhepi
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë.
Rexhepi në fakt ka mundur t'u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.
Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë. Në këtë dokument të siguruar nga “Report Tv”, thuhet se:-“… gjatë procedurave për njoftimin e të dënuarit Gramoz Rexhepi është mësuar së i dënuari ishte arrestuar në Itali. Në këto rrethana, është proceduar me njoftimin nëpërmjet letër-porosisë drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë Italiane. Por ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë e mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu…”.
Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit:-“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhepi ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.