AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 20:35

Arrestimi i dhëndrit të Berishës, çfarë po ndodh në selinë e demokratëve

Arrestimi i dhëndrit të Berishës, çfarë po ndodh

GJKKO ka caktuar sot masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, ndërsa ka arrestuar dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Berisha ka lajmëruar një konferencë shtypi urgjente, ku pritet të flaës për këto zhvillime.

Burime nga PD-ja thanë për TPZ.al se gjendja në seli është e qetë dhe as Berisha dhe as drejtuesit e tjerë nuk kanë ardhur ende, por pritet të mbërrijnë para se ish-kryeministri të nisë konferencën e shtypit.

Berisha do të vijë nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” që ndodhet shumë afër selisë së PD-së.