TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, mësohet se edhe për kreun e opozitës, Sali Berishën, gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Mësohet se masa e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij është evituar, për shkak të moshës.
Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe hetimet e SPAK kanë të bëjnë me privatizimin e ish Kompleksit Partizani.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është prangosur në Rinas. Gjithashtu është vendosur masa detyrim paraqitje për biznesmenin, Fatmir Bektashi.