AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 16:01

Ndërtoi objekt pa leje te “Laguna e Patokut” për ta përdorur si lokal, arrestohet 61-vjeçari

Ndërtoi objekt pa leje te “Laguna e Patokut” për ta

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut”. Sipas policisë 61-vjeçari Zef Tuci ndërtoi një objekt njëkatësh, me qëllimin për ta përdorur si lokal.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.